Instalimi i programeve shtesë
- Hidhini një sy programit Menaxhuesi i Programeve në menunë nën
tabelën e istemit. Menaxhuesi i Programeve do t'iu lejojë të instaloni (dhe
hiqni) programe nga magazinat tona online, të cilat ne i organizojmë me
kujdes për të qenë të sigurta dhe të përditësuara.
- Këtu ka programe madhështore për çdo gjë, që nga krijimi i muzikës dhe
filmave e deri tek krijimi i modeleve 3D apo eksplorimi i universit.
- Nëse ju nevojitet diçka e cila nuk është e disponueshme përmes nesh, gjeni
nëse ka ndonjë paketë Debian apo ndonjë magazinë tjetër të disponueshme. Në
këtë mënyrë do të jetë shumë e lehtë të instalohet dhe ju do të merrni
përditësime automatike.